Në ndërtim
Shfaq kontaktetTirana Trio Towers Residence, Rruga Don Bosko, Tirane | 2S-J KONSTRUKSION | 2021
kompanise
Tirana Trio Towers Residence - 3 objekte banimi 10kt me 2kt parkim nentoke, Rruga Don Bosko, Tirane
Kompleksi Rezidencial Tirana Trio Towers ka një siperfaqe totale të truallit prej 6461.4 m2 e cila shtrihet ne 3 objekte banimi dhe shërbime me nga 10 kate secila dhe 2 kate nëntoke. Tipet e apartamenteve janë 1+1, 2+1 dhe 3+1 të cilat ofrojnë hapësira të bollshme. Për një jetesë sa më të shëndetshme dhe ekologjike ne jemi kujdesur për hapesirat e gjelbërta lulishte, trotuare dhe ambjente relaksuese të cilat shtrihen në një sipërfaqe prej 3000 m2. Rëndesi e vecantë në hapësirat rekreative i ështe dhënë kendit të lojrave që zë një siperfaqe prej 1000 m2 tërësisht i dedikuar për argëtimin e fëmijëve.
Tirana Trio Towers Residence eshtë ideuar në një nga studiot arkitekturore më të mira, e cila ka menduar në detaje për mirëqenien dhe komoditetin e banoreve të ketij kompleksi rezidencial. Ajo që bën diferencën nga ndërtimet e tjera është ndricimi natyral i shkallëve, i një pjese të madhe të tualeteve si dhe pjesa më e madhe e dritareve të kompleksit jana te tipit dritare fasadë për të lejuar hyrjen e dritës natyrale dhe ajrosjen perfekte të të gjithë shtepisë.
Detajet e ndertimit
Godina është e veshur me fasadë të ventiluar kombinuar në hapsira të vogla me sistem kapot, duke ruajtur ambjentin sa më të ngrohtë në dimër dhe të fresket në verë. Ky izolim është kryer me metodat më bashkëkohore dhe shërben për kursimin e energjisë elektrike.